Tetë metoda natyrore për shërimin e rrugëve të frymëmarrjes

  • 05 January 2020 - 11:29
Tetë metoda natyrore për shërimin e rrugëve të frymëmarrjes

Në vijim ju paraqesim preparatet që lehtësojnë frymëmarrjen dhe shërojnë nga virozat.

Uji
Është shumë i rëndësishëm që trupi juaj të jetë i hidratuar mirë, sidomos nëse organet e frymëmarrjes janë të bllokuara dhe nuk mund të merrni frymë me hundë. Pini shumë ujë dhe konsumoni supë të pastra, që ndihmojnë ta largoni mukozën e grumbulluar.

Erëzat dhe uthulla e mollës
Një nga mënyrat me të cilat do të përshpejtoni hedhjen e mukozës nga organizmi është konsumimi i rrikës, xhenxhefilit dhe specave pikantë. Uthulla e mollës po ashtu mund të ndihmojë në pastrimin e hundës dhe sinuseve të bllokuara.

Inhalimi
Kjo është mënyra më e mirë për pastrimin e organeve të frymëmarrjes. Me një inhalim klasik, me ndihmën e edhe të një banjës së ngrohtë, por këtë mund ta bëni edhe duke freskuar ambientin ku jetoni. Njëkohësisht ju dhuron edhe aromë të mirë, sidomos nëse shtoni disa pika vaj mente. 

Masazhi
Një masazh i shpejtë do të ofrojë lehtësim nga simptomat e ftohjes dhe ato të gripit. Me lëvizje të ngadalta për 10 sekonda bëni masazh hundës. Më pas për 20 sekonda po ashtu ia bëni rrënjës së hundës dhe për 10 sekonda bëni mazash mollëzave.

Shpëlarja me ujë të njelmët
Merrni një enë, e cila është e përgatitur enkas për shpëlarjen e gojës, dhe hapësirave të hundës. Përmes kësaj ene, ujin e njelmët e depërtoni në zgavrat e hundës dhe kështu largoni helmet dhe mukozën nga hunda.

Ekstraktet e farave të grejpfrutit
Ekstraktet e farave të grejpfrutit janë një antibiotik natyral që mundet të përdoret edhe si sprej për hundë. Pos se ndihmon në pastrimin e mukozës, po ashtu parandalon edhe ndikimin mikrobeve dhe depërtimin tyre në indin e infektuar.

Kurkuma
E pranishme në shumë gjellë indiane dhe evropiane, kurkuma është antioksidues natyral dhe preparat kundër inflamacioneve. Pastron rrugët e frymëmarrjes dhe ndikon si antibiotik natyral. Mund ta përdorni edhe si kompresë duke e vendosur te hunda dhe përmes tij të merrni frymë.

Xhenxhefili
Nëse kurkumën në kombinim me rrënjën pikante të xhenxhefilit i vendosni në çaj të nxehtë, do të keni një përgatitje për pastrimin e sinuseve. Një çaj si ky pakëson presionin në sinuse dhe hap kanalet e mbyllura. Rrënja e xhenxhefilit është ilaç edhe për zbutjen e dhimbjeve në lukth.

(Kosova Sot Online)