Aparatet e kafesë, çerdhe të rrezikshme të baktereve

  • 10 January 2020 - 12:45
Aparatet e kafesë, çerdhe të rrezikshme të baktereve

Shkencëtarët spanjollë kanë konstatuar se aparatet e kafesë janë vend i përshtatshëm për shumimin e baktereve. Shkencëtarët nga Universiteti në Valencë për dy muaj kanë analizuar përmbajtjet e filtrave të kafesë nga nëntë aparate për kafe dhe, sipas rezultateve të botuara në revistën "Scientific Reports", është parë se bakteret preferojnë shumë kafen.

Në çdo aparat të kafesë ata kanë gjetur të paktën 35, e më së shumti 67 lloje të kolonive të baktereve, midis tyre edhe disa lloje patogjene, apo thënë ndryshe, baktere që mund të shkaktojnë sëmundje. Duket se bakteret preferojnë temperaturat e larta dhe proceset kimike të përgatitjes së kafes. Lloji i kafesë, si dhe frekuenca e përdorimit të aparatit, nuk është parë të kenë ndonjë rëndësi. Mendohet se bakteret arrijnë në aparat të kafes nga duart e papastra të atyre që i përdorin, e jo nga kafja. Mjafton që aparatet të pastrohen më shpesh.

(Kosova Sot Online)