Recetë natyrore për hapjen e sinuseve

  • 10 January 2020 - 16:18
Recetë natyrore për hapjen e sinuseve

Nëse edhe ju vuani nga bllokimi i sinuseve, atëherë ju preferojmë që këtë artikull ta lexoni me vëmendje, gjë që jemi të sigurt se edhe do ta bëni. Lehtësimin e frymëmarrjes mund ta arrini edhe nëpërmes kësaj metode natyrore.

Merreni një kavanoz me mbyllje hermetike, me vëllim 90 ml, ku në të duhet të vendosni tri copa pambuku për heqjen e grimit, e më pas i zhytni në vaj eterik.

Aty duhet të qitni:

– 15 pika të vajit eterik të manxuranës 

– 15 pika të vajit eterik të drurit të çajit
– 15 pika të vajit eterik të mendrës
– 15 pika të vajit eterik të limonit

Mbylleni fort kavanozin dhe vendoseni në një vend të ftohtë dhe të thatë. Kur të ndieni dhembje të sinuseve, apo bllokim të tyre, hapeni kavanozin, futeni hundën aty dhe merrni frymë thellë, disa herë, për ta lehtësuar frymëmarrjen.

Përdoreni këtë kavanoz sa herë që të keni nevojë, respektivisht derisa t’ju përmirësohet gjendja. Nëse ndieni se aroma ka filluar të dobësohet, shtoni edhe më shumë vajra eterike.

(Kosova Sot Online)