Qite gjuhën jashtë për diagnostikim

  • 11 January 2020 - 10:31
Qite gjuhën jashtë për diagnostikim

S hikohuni në pasqyrë dhe qiteni gjuhën jashtë, shikoni ngjyrën e saj dhe kuptojeni se çfarë do të thotë ngjyra e gjuhës suaj.

E KUQE E NDRITSHME DO TË THOTË MUNGESË E VITAMINAVE B12

Nëse ngjyra natyrale e gjuhës është vjollcë dhe përnjëherë bëhet e kuqe e ndritshme, kjo do të thotë mungesë të vitaminave B12. Kjo vitaminë është e nevojshme për rruazat e kuqe të gjakut, që organizmin e furnizojnë me oksigjen, e mungesa e saj mund të shkaktojë probleme neurologjike dhe demencë.

NGJYRA E BARDHË E GJUHËS - INFEKSION ME KËRPUDHA

Ngjyra e bardhë e gjuhës do të thotë infeksion me kërpudha, por edhe në sëmundjet autoimune. Infeksioni me kandidë vjen si pasojë e marrjes për një kohë të gjatë të antibiotikëve, por shfaqet edhe si pasojë e imunitetit të dobët.

GJUHA E VERDHË ËSHTË SHENJË E INFEKSIONIT

Gjuha në rastet më të shpeshta zverdhet si pasojë e kafesë, por mund të jetë pasojë edhe e higjienës jo të mirë orale. Po ashtu, ngjyra e verdhë mund të jetë shenjë e infeksionit në organizëm.

NGJYRA E ERRËT - QARKULLIM JO I MIRË

Ngjyra e errët rozë mund të jetë shenjë e qarkullimit jo të mirë të gjakut dhe nivelit të lartë të kolesterolit në gjak. Më së shpeshti shfaqet si pasojë e ushqimit të dëmshëm, mungesës së aktiviteteve fizike, por edhe si pasojë e depresionit dhe mungesës së energjisë.

(Kosova Sot Online)