Keni dhimbje fyti? Çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të konsumoni

  • 12 January 2020 - 13:30
Keni dhimbje fyti? Çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të konsumoni

Jemi në stinën e dimrit dhe dhimbja e fytit nuk është një simptomë e rrallë, pasi lidhet me virozat e stinës, ftohjen, imunitetin etj.

Por çfarë duhet të kemi parasysh në një gjendje të tillë? Në këtë rast, ekspertët këshillojnë:

Nuk duhet të hani ushqime të ngurta, toast-et, fruta të thata apo edhe të papjekura duhet t’i eliminoni. 

Në vend të tyre, supa, ushqime të buta dhe sa më shumë lëngje.

Një lugë mjaltë çdo mëngjes dhe mbrëmje do të ishte ideale.

Qëndroni larg ambienteve të ndotura me tym duhani. Kujdes me zërin. Mos flisni me zë të lartë dhe për shumë kohë.

(Kosova Sot Online)