Mënyrat më të mira për ta pastruar dyllin nga veshët

  • 13 January 2020 - 10:34
Mënyrat më të mira për ta pastruar dyllin nga veshët

Dylli në mënyrë natyrale mbron veshin e brendshëm prej elementeve të jashtme, që do të thotë se nuk guxoni ta hiqni të tërin. Përzini sasi të barabartë të ujit me hidrogjen peroksid prej 3 për qind, më pas e futni në vesh dhe lini që kjo përzierje të qëndrojë aty për dhjetë minuta e më pas shkoni nën dush. Peroksidi e shkrin dyllin, i cili pas dushit do të bie. Këtë metodë ta përsërisni një herë në muaj dhe nuk do të keni probleme.

Nëse mendoni se keni një kanal të thatë të veshit, mund të shtoni një pikë të vajit mineral një herë në javë. Nëse keni pasur operacion të veshit paraprakisht, duhet t'i shmangni këto mënyra, pasi që hidrogjeni mund të vijë në kontakt me timpanin e veshit e më pas mund të keni dhimbje koke dhe marramendje, që mund të rezultojë me infeksion. Ajo që duhet ta kuptoni është se kurrsesi mos tentoni t'i pastroni veshtë me diçka të fortë, pasi duke shtyrë dyllin vetëm sa do ta bllokoni kanalin e brendshëm të veshit.

(Kosova Sot Online)