Çokollata parandalon mbipeshën

  • 13 janar 2020 - 17:09
Çokollata parandalon mbipeshën

Për një kohë të gjatë është konsideruar si burim i shtimit të peshës, por çokollata mund të ndihmojë në parandalimin e mbipeshës dhe diabetit, sugjeron një studim i ri. Shkencëtarët kanë zbuluar që një antioksidues në kakao mund ta parandalojë shtimin e peshës dhe të ndihmojë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Hulumtuesit thonë se ekziston gjithashtu dëshmi që ngrënia e çokollatës së zezë mundet ta përmirësojë mendimin, ta reduktojë oreksin dhe ta ulë shtypjen e gjakut.

Studimi më i ri, i publikuar në 'Journal of Agricultural and Food Chemistry', ka zbuluar që antioksiduesi në kakao mund t'i parandalojë minjtë që të shtojnë peshë dhe se ai gjithashtu ka ulur nivelin e sheqerit në gjakun e tyre. Dr. Andrew Neilson dhe kolegët e tij e kanë sqaruar këtë duke thënë se kakaoja, përbërësi bazik i çokollatës, është një ndër ushqimet më të pasura me flavonoide, të cilat janë në dispozicion. Kjo është mirë, pasi që antioksiduesit janë dëshmuar se ndihmojnë në luftën kundër shtimit të peshës dhe diabetit të tipit 2. Ata zbuluan që shtimi i një grupi të veçantë i përbërësve në dietë, të njohur me emrin prociadininat oligomerike, ka bërë dallimin më të madh në mbajtjen e peshës së minjve. 


(Kosova Sot Online)