Dehja e dëmton imunitetin

  • 14 January 2020 - 10:02
Dehja e dëmton imunitetin

Konsumimi i sasive tepër të mëdha të alkoolit për një periudhë tepër të shkurtër mundet që edhe te personat e rinj, ta çrregullojë dukshëm funksionin e sistemit të imunitetit. Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti "Loyola" për nevojat e studimit, kufirin e pranisë së alkoolit në gjak e kanë vënë në 0,8 promil.

Sipas të të dhënave të mbledhura nga 15 pjesëmarrës në studim, me moshë mesatare prej 27 vjetësh, konsumimi i 4 - 5 doza të vodkës, për disa orë, ka rezultuar me zvogëlimin e aktivitetit të sistemit imunitar. Kjo çon deri te ngadalësimi i shërimit të plagëve dhe e rritë rrezikun për humbjen e gjakut dhe paraqitjen e infeksioneve sekondare. Revista profesionale "Alcohol" shton sesi një e treta e pacientëve të pranuar në repartet e traumatologjisë, ka alkool në gjak.

(Kosova Sot Online)