Gjashtë simptomat kryesore të sëmundjeve autoimune

  • 14 janar 2020 - 11:29
Gjashtë simptomat kryesore të sëmundjeve autoimune

Problemet me shikim, dhembjet në nyja, përshpejtimi i punës së zemrës - të gjitha këto janë shenja që mund të paraqesin fillimin e ndonjë sëmundjeje autoimune.

DHEMBJET NË NYJA

Sëmundjet autoimune shkaktohen, kur sistemi imunitar lufton kundër vetë qelizave të organizmit, duke i konsideruar ato si të huaja. Sistemi imunitar tepër aktiv mund të shkaktojë dhembje në nyja. Ai krijon antitrupa, të cilat e shkatërrojnë mbështjellësin e eshtrave dhe shkaktojnë dhembje të padurueshme. Bëhet fjalë për artritin reumatoid i cili, nëse nuk mjekohet me kohë, mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm të eshtrave.

DIABETI

Sistemi imunitar prodhon antitrupa, të cilat i sulmojnë qelizat e pankreasit, të cilat janë të ngarkuara me prodhimin e insulinës. Kjo e çrregullon punën e pankreasit dhe e rritë rrezikun për diabet të tipit I.

INFLAMACIONI I VESHKAVE DHE MUSHKËRIVE

Për shkak të aktivitetit të tepruar të sistemit imunitar, antitrupat mund të përqendrohen në një vend të organizmit, sikur që janë veshkat, nervat dhe mushkëritë. Nëse qëndrojnë tepër gjatë, atëherë ata ngjiten për organe, gjë që shkakton procese inflamatore.

PROBLEMET ME SHIKIM

Dobësimi i shikimit si dhe koordinimi i keq i duarve mund të jenë shenja të hershme të sklerozës multiple. Skleroza multiple prekë vazhdimet e gjata të qelizave nervore, për ç'shkak "porositë" nga truri nuk arrijnë deri te organet, apo arrijnë me vonesë.

HUMBJA TEPËR E SHPEJTË E PESHËS

Antitrupat shpesh i sulmojnë edhe zorrët dhe shkaktojnë probleme me jashtëqitje. Si pasojë e aktivitetit të tepërt të sistemit imunitar, paraqitet barkqitja, gjakderdhja, dhembjet në bark dhe humbja e pakontrolluar e peshës. Format kryesore të sëmundjes së zorrëve janë sëmundja Crohn dhe koliti ulceroz. Sëmundja Crohn mund të paraqitet në çdo pjesë të sistemit të tretjes, nga goja deri te vrima anale, derisa koliti ulceroz përfshin kryesisht zorrën e trashë.

PËRSHPEJTIMI I PUNËS SË ZEMRËS

Sistemi imunitar e kontrollon punën e gjëndrës tiroide, prandaj ky është edhe organi i parë, i cili e pëson kur të paraqiten ndryshime në këtë sistem. Ndryshimet në peshën trupore, rritja e nervozizmit, përshpejtimi i punës së zemrës, tharja e lëkurës - që të gjitha këto tregojnë për çrregullimin e punës së gjëndrës tiroide.

(Kosova Sot Online)