Më mirë mendojmë me bark të thatë

  • 14 janar 2020 - 14:55
Më mirë mendojmë me bark të thatë

Një studim i ri tregon se vendimet më të rëndësishme në jetë nuk duhet t'i marrim kur jemi të ngopur, por të uritur, meqë uria e rritë aftësinë e marrjes së vendimeve më të mira afatgjata. Shkencëtarët nga universiteti holandez në Utreht kanë bërë tri eksperimente të ndara në një grup studentësh, për të parë se a do të ndikojë uria në marrjen e vendimeve të rëndësishme.

Me këtë rast është parë se grupi i studentëve të uritur manifestonte rezultate më të mira krahasuar me grupin e studentëve të ngopur, gjë që pasqyrohej në marrjen e vendimeve me përfitime më të mëdha afatgjata, përkundër përfitimeve të vogla, afatshkurtra. Këto rezultate, sipas studimit të botuar në revistën "PLOS One", tregojnë se njerëzit e uritur marrin vendime më të mira komplekse sesa personat e ngopur, gjë që nënkupton se uria e përmirëson aftësinë e përqendrimit dhe të të menduarit të logjikshëm. 

(Kosova Sot Online)