Për këto arsye është mirë të konsumoni qepë!

  • 14 January 2020 - 17:06
Për këto arsye është mirë të konsumoni qepë!

Qepa është e pasur me dyzime sulfurike, të cilat janë përgjegjëse për aromën e saj të njohur, por edhe për shumë karakteristika shëruese të saj.

SISTEMI KARDIOVASKULAR

Ekzistojnë dëshmi që dyzimet sulfurike nga qepa ndihmojnë kundër krijimit të droçkave në gjak. Gjithashtu, studimet zbulojnë se këto dyzime reduktojnë nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak dhe përmirësojnë lëvizshmërinë e membranave qelizore të rruazave të kuqe të gjakut. Konsumimi i shpeshtë i qepës, falë edhe sasisë së lartë të flavonoideve në të, redukton rrezikun nga sulmi në zemër.

ESHTRAT DHE INDI LIDHËS

Studimet gjithashtu kanë zbuluar që qepa mund ta rrisë dendësinë e eshtrave, gjë që është shumë e rëndësishme për femrat në menopauzë dhe që vuajnë nga osteoporoza. Ekzistojnë edhe dëshmi që konfirmojnë që femrat që e kanë kaluar menopauzën, nëse hanë qepë e reduktojnë rrezikun nga thyerja e ijës. Por nëse ajo konsumohet një herë në muaj apo më rrallë, nuk do të ketë kurrfarë efekti. Përveçqë ndihmon për rritje të dendësisë së eshtrave, qepa për shkak të përmbajtjes së lartë të dyzimeve sulfurike ndihmon edhe në regjenerimin e indit lidhës. 


(Kosova Sot Online)