Kombinimi i ushqimeve që e përmirësojnë tretjen për 15 minuta

  • 16 January 2020 - 09:41
Kombinimi i ushqimeve që e përmirësojnë tretjen për 15 minuta

Gjatë festave tryeza është plot me ëmbëlsira, të cilat na kënaqin, por trakti ynë tretës nuk i duron të gjitha. Ja zgjidhja ...

UJI I VAKËT ME LIMON

Në një gotë me ujë të vakët qëroni një limon dhe e pini. Këtë pije mund ta konsumoni si parandalim, dhe kështu të parandaloni problemet me tretjen.

VAJI I ULLIRIT ME LIMON

Përpini një lugë vaj ulliri, të cilën sipas dëshirës mund ta përzieni me lëng limoni. Ky ilaç ndihmon në nxitjen e tretjes dhe më së miri është ta konsumoni në mëngjes ose disa orë pas shujtës.

SODA E BIKARBONATIT ME UJË TË VAKËT

Në një gotë me ujë të vakët shtoni gjysmë luge sodë bikarboni dhe e përzieni. Ky kombinim me gjenerata të tëra njihet si aleat për ata me tretje jo të mirë të ushqimit, por duhet pasur kujdes të përdorni sodën farmaceutike pa alumin, të cilën mund ta blini pothuajse në të gjitha barnatoret apo në shitoret me ushqim të shëndetshëm. Kjo recetë nuk u sugjerohet atyre që vuajnë nga të thatit në lukth.

(Kosova Sot Online)