Artikujt fantastikë që luftojnë tullacërinë

  • 17 January 2020 - 09:27
Artikujt fantastikë që luftojnë tullacërinë

Nuk ekziston ilaç i përsosur kundër tullacërisë, por lëngje të caktuara, ushqime dhe erëza nxitin rritjen e folikulave, prandaj edhe sugjerohet konsumimi i rregullt i tyre.

LËNGU NGA QEPA

Një studim i publikuar në revistën "Journal Of Dermatology" ka vërtetuar se flavonoidet në qepën e kuqe nxitin rritjen e qimeve të flokut. Për më shumë, 20 nga 23 të anketuar, të cilët lëngun e qepës e kanë vendosur në kokë, brenda gjashtë javësh kishin vërejtur rritjen e flokëve.

SPECAT PIKANTË

Kapsaicina në specat pikantë që kësaj perime i dhuron shijen pikante, njëkohësisht do të mund të ndihmonte në nxitjen e rritjes së flokëve. Në fakt, të anketuarit e hulumtimit, i cili ishte publikuar në revistën "Growth Hormone & IGF Research", kanë vërtetuar se pas pesë muajve të konsumimit të përditshëm të 6 miligramëve speca pikantë, rritja e flokëve ishte përshpejtuar.

ERËZAT BIMORE

Sherbela forcon dendësinë dhe rritjen e flokëve, e një ndikim të tillë në flokë ka edhe aloe vera. Kërkoni një shampon që përmban këta përbërës, apo mund të përkujdeseni që vetë në shtëpinë tuaj ta përgatitni shamponin e duhur për flokët tuaj.

(Kosova Sot Online)