Sekreti i suksesit të dietës së shpejtë

  • 17 January 2020 - 19:07
Sekreti i suksesit të dietës së shpejtë

Në mbarë botën ekzistojnë femra dhe meshkuj të dobët, të shëndetshëm, të cilët mund ta dëshmojnë fuqinë e hatashme të Dietës së Shpejtë. Në vijim ju paraqesim disa këshilla, në mënyrë që edhe ju të humbni në peshë dhe njëkohësisht të jeni të shëndetshëm.

CILAT DITË DUHET TË AGJËRONI?

Kjo nuk ka aq rëndësi. Të hënat janë ditë të mira ta filloni agjërimin, sidomos nëse keni pasur një fundjavë të pasur me ushqime plot me kalori. Më pas e mërkura ose e enjtja janë dita e dytë e ndjeshme, por është e rëndësishme që të jeni fleksibilë dhe ta gjeni zgjidhjen që i përshtatet jetës suaj.

ÇFARË DUHET TË HANI?

Gjeni një orar që ju përshtatet. Mund të zgjidhni që ta injoroni ushqimin gjatë gjithë ditës e më pas të uleni dhe të hani një shujtë në mbrëmje prej 500/600 kalorive. Disa njerëz preferojnë ta konsumojnë kafjallin e më pas e shmangin ushqimin në 12 orët e ardhshme, deri në darkë. Pasi që trupi duhet të mësohet me agjërimin apo konsumimin më të rrallë të ushqimit, rrallojeni ushqimin sa herë që ju jepet mundësia.

A DO TË THOTË KJO SE DO TË VUANI URIE?

Jo! Ky është një mit, i cili bazohet në një ngjarje nga Lufta e Dytë Botërore, ku vullnetarët kishin konsumuar ushqim me pak kalori, për të mos e ndjerë urinë më pas. Kur Universiteti në Vjenë kishte matur normat e metabolizmit të njerëzve, të cilët për katër ditë kishin agjëruar (duke mos konsumuar asgjë), ata kishin zbuluar se metabolizmi i tyre ishte përshpejtuar dhe trupi i tyre kishte filluar djegien e yndyrave.

A DO TË KETË RËNIE TË SHEQERIT NË GJAK, DUKE JU RËNË TË FIKËT?

Niveli i sheqerit në gjak do të bie, por jo më ulët se sa zakonisht në periudhën para kafjallit. Agjërimi me ndërprerje mund të jetë i vështirë, por nuk ka fakte se ju dobëson në atë saqë t'ju bie të fikët.

A DO T'JU DOBËSOHEN MUSKUJT?

Pas 24 orëve pa asnjë proteinë në ushqimin tuaj, trupi juaj mund t'i kanibalizojë muskujt tuaj ekzistues për të korrur aminoacidet për detyrat esenciale, si në ndërtimin e sistemit imun. Por, kjo nuk është ajo që Dieta e Shpejt+ë e rekomandon, por nëse ndiqni sugjerimet e kësaj diete dhe mbani një përdorim adekuat të proteinave (rreth 50 gramë në ditë, në ditët kur agjëroni), nuk do të humbni muskujt.

A DUHET QË SECILI AGJËRIM TË ZGJATË 24 ORË?

Agjërimi për një 'ditë' është një masë praktike, koherente dhe e qartë që premton një shans më të madh për sukses. Në realitet, nëse përfundoni darkën në 19:30 të dielën dhe e hëna është dita juaj e agjërimit dhe nuk do t'i ktheheni ngrënies tuaj normale deri të martën në mëngjes.

SA SHPEJT DO TË HUMBNI NË PESHË?

Disa njerëz humbin peshë menjëherë, por mesatarja është deri 1 kilogram në javë.

ÇFARË MUND TË PINI GJATË DITËS KUR AGJËRONI?

Pini shumë ujë: është pa kalori, ju ngop mirë dhe ju ndalon hutimin, duke mos e ndjerë urinë, pasi që këtë e mashtroni me etjen.

(Kosova Sot Online)