Ky është ilaçi natyral kundër dhimbjes së kokës

  • 19 January 2020 - 15:04
Ky është ilaçi natyral kundër dhimbjes së kokës

Dhimbjet e kokës janë dhimbja më e shpeshtë në këto kohë moderne. Mund të shkaktohet si pasojë e stresit, lodhjes apo ngarkesës së tepërt trupore. Dhimbjen dhe presion e padurueshëm në kokë shumica provojnë ta kalojnë me aspirinë, ia dalin, por harrojnë se aspirina është prodhim sintetik, dhe se mundet ta dëmtojë organizmin tuaj. Përbërësi kryesor i aspirinës është salicina, e cila edhe e qetëson dhimbjen, por po ashtu se mund ta gjejmë, madje me shumicë, në perimet me lëvore të fortë. Një grusht badem është aspirina natyrale, që kanë më shumë efekt se vetë aspirina, e nuk ka ndonjë efekt të dëmshëm anësor dhe aspak nuk e dëmton organizmin.

Dhimbjet e kokës zakonisht shfaqen në pjesën e prapme, që shkaktojnë mungesë në përqendrim dhe lodhje. Shkaktarët më të shpeshtë të dhimbjes së kokës janë: stresi, tensionimet, gripi, infeksioni i sinuseve apo problemet me tretje. Ekspertët pohojnë se këtë problem duhet trajtuar si simptomë, e jo si sëmundje. Nëse dhimbjet e kokës nuk ndalojnë, provoni ta relaksoni trupin tuaj, meditoni, bëni dush dhe konsumoni badem. Është vërtetuar se bademi ka efekt. Një grusht prej 10 deri 12 copë badem zbut ose ndalon dhimbjet e kokës.


(Kosova Sot Online)