Të gjitha dobitë shëndetësore që sjell molla

  • 20 January 2020 - 17:11
Të gjitha dobitë shëndetësore që sjell molla

E dhe pse thuhet se në lëvore të mollës gjenden pesticidet, papastërti dhe baktere të ndryshme, dobitë e kësaj peme janë megjithatë të shumta - 1 mollë mesatare përmban 4 gramë fibra dhe për shkak të kësaj është shumë e mirë për mes-shujtë. Ajo përmban edhe pektinë e cila është shumë e mirë për eliminimin e kolesterolit të keq. - Për shkak të fibrave që përmban, ajo ju mban të ngopur. Është shumë ushqyese dhe e dobishme për tërë organizmin. - Në lëvoren e mollës gjendet një komponent që ndihmon për humbje të peshës. Të gjitha kaloritë që përmban molla ruhen në muskuj, aty ku edhe e kanë vendin.

- Nëse i hani 6-7 mollë në javë do ta përmirësoni funksionin e mushkërive dhe organeve të frymëmarrjes. Revista të ndryshme shkencore thonë se mollët u ndihmojnë fëmijëve që vuajnë nga astma. - Molla së bashku me portokallin kategorizohet si burim i pasur me vitamina që ndihmojnë në parandalimin e gripit. - Një studim francez ka zbuluar që molla ndihmon në luftën kundër kancerit të zorrës së trashë. - Një studim amerikan ka zbuluar që molla, dardha dhe boronica parandalojnë zhvillimin e diabetit. - Molla ndihmon në parandalimin e sëmundjes së Alzheimer-it, duke e ushqyer trurin me substanca të nevojshme.


(Kosova Sot Online)