Keni shtypje të lartë? Hani sikur që hanin dikur vikingët!

  • 21 January 2020 - 10:06
Keni shtypje të lartë? Hani sikur që hanin dikur vikingët!

Menyja nordike e pasur me peshq, perime, pemë të malit dhe vaj të rrepkës, është efikase për rregullimin e shtypjes së gjakut, për parandalimin e inflamacioneve të ndryshme dhe për mbrojtje të shëndetit të zemrës.Menyja karakteristike për banorët e Evropës veriore ka një efekt të jashtëzakonshëm për rregullimin e shtypjes së gjakut, njërit ndër problemeve më të shpeshta dhe më të mëdha, shkaktarit kryesor të sëmundjeve të zemrës, thonë shkencëtarët nga Universiteti i Kopenhagës dhe Finlandës lindore.

Kjo dietë është e pasur me pemë të malit, me sasi të mëdha të peshqve, me vaj të rrepkës, me pemë sezonale dhe me mëlmesa të freskëta, si dhe me perime rrënjësore, krahas zvogëlimit të mishit në meny. Gjatë periudhës prej 24 orëve gjysma e pjesëmarrësve në studim kishin ngrënë sipas parimeve të dietës nordike, pa kufizim të kalorive, derisa pjesa tjetër e pjesëmarrësve në studim kishin ngrënë ushqime normale, perëndimore, me më shumë mish dhe brumëra. Studiuesit më pas i kishin matur pjesëmarrësit në studim, ua kishin matur shtypjen dhe kishin analizuar indin e tyre dhjamor më parë, gjatë kohës së studimit dhe pas tij. Ata me këtë rast sesi menyja nordike rregullon me efikasitet shtypjen e gjakut, por edhe e zvogëlon rrezikun nga krijimi i droçkave të gjakut, nga inflamacionet e ndryshme dhe nga paraqitja e diabetit të tipit II, duke ndikuar në vetë gjenet. Edhe pse ushqimi nuk mund ta ndryshojë gjenetikën dhe prirjen ndaj sëmundjeve të caktuara, ato munden që të ndikojnë në veprimin e këtyre gjeneve, duke ndikuar si parandalim i sëmundjeve të ndryshme.

(Kosova Sot Online)