Testet "HPV", më të saktat për ekzaminimin e kancerit cervikal

  • 21 January 2020 - 10:13
Testet

Dy studimet e reja, që janë bërë në fushën e mjekësisë, tregojnë që ekzaminimi i infektimeve të papillomës (HPV) është shumë më i saktë sesa ekzaminimet tjera, që janë alternativë ndaj këtij ekzaminimi, e që në fakt trajtojnë edhe infeksionet e papillomës edhe të kancerit cervikal përnjëherësh. Autori i këtij studimi, Dr. Warner Huh, nga Departamenti i Onkologjisë në Universitetin e Alabamës në Birmingem, ka thënë:

"Gjatë hulumtimeve tona kemi gjetur që nëse një pacient në moshën 25 vjeçare apo më shumë i nënshtrohet testimeve me metodën "HPV" dhe rezultatet dalin pozitive, atëherë ai nuk duhet t'iu besoj më tepër testimeve të tjera, pasi që kjo metodë ka dalë të jetë më e saktë se të tjerat". Pjesë e këtij studimi kanë qenë disa qindra pacientë, të prekur dhe të rrezikuar nga kanceri.

(Kosova Sot Online)