Si ta largoni dhembjen e fytit pa ilaçe?

  • 21 January 2020 - 10:27
Si ta largoni dhembjen e fytit pa ilaçe?

Gjatë dimrit pjesa më e madhe e njerëzve kanë probleme me dhembje të fytit, e cila ndonjëherë vështirë largohet. Ja disa receta natyrore për ta larguar këtë problem.

RECETË E VJETËR KUNDËR DHEMBJES SË FYTIT

Në 250 ml ujë qitni dy lugë të vogla mjaltë dhe nxejeni mirë (kujdes që të mos vlojë). Largojeni nga zjarri dhe qitni rreth 2 lugë të limonit të freskët. Për një shije më të fortë mund të qitni edhe pak sheqer të vrugtë.

PIJE E QUMËSHTIT ME KANELLË

Përzieni një lugë sheqer, dy gishta sodë të bukës dhe një gjysmë luge kanellë. Shtoni 250 ml qumësht dhe përzieni mirë. Largojeni përzierjen nga zjarri para se të vlojë qumështi dhe shtojeni një lugë mjaltë. Shërbejeni derisa është e nxehtë.

SHPËLARJA E FYTIT

Përgatiteni një përzierje fiziologjike me ujë të nxehtë dhe kripëra që përdoren për zëvendësimin e lëngjeve, në rast të humbjes së tyre. Pra, këtë përzierje e qitni mbi zjarr dhe e vloni. Më pas, pasi që të ftohet, e merrni dhe e shpëlani fytin, pa pasur nevojë që ta pini. Kjo procedurë mundëson edhe largimin e viruseve nga organizmi.

THITHJA E AJRIT

Vloni sasinë e tre filxhanëve ujë dhe qiteni një qese çaji të limonit. Qitni edhe pak kripë. Lëreni këtë qese që të qëndrojë disa minuta. Me dorë kontrollojeni avullin që të mos jetë tepër i nxehtë. Qiteni këtë përzierje në një enë më të madhe për ta thithur avullin me anë të frymëmarrjes, pasi që ta keni mbuluar kokën me rizë.

KOMPRESA NGA ÇAJI I KAMOMILIT

Përgatitni çaj nga lulet e thata të kamomilit dhe, derisa është ende i nxehtë, zhytni në të një garzë të pastër. Merreni këtë garzë, shtrydheni paksa dhe e vëni mbi fyt, aty ku ju dhembë më së shumti.

(Kosova Sot Online)