Ju mundojnë sinuset? Provojeni këtë!

  • 21 January 2020 - 17:15
Ju mundojnë sinuset? Provojeni këtë!

Me ardhjen e ditëve të ftohta te shumë njerëz vjen deri te prirja më e madhe ndaj inflamacioneve e me këtë edhe për inflamacionin e sinuseve, që përcillet me dhembje të fortë. Sinusiti përcillet me kokëdhembje të fortë, apo tendosja në majë të hundës, mbi vetull, apo në faqe, e te shumë njerëz, dhembjet e tilla nuk largohen me analgjetikë të rëndomtë. në vend të helmimit jo efikas me preparate të tilla, mundohuni ta gjeni një zgjidhje të natyrshme, thonë ekspertët.

Një aleat në luftë kundër sinusitit është rrika. Gërryejeni atë dhe e vëni në një enë të qelqit dhe qitni uthull. Më mirë mbylleni mirë këtë enë. Mbajeni në temperaturë të dhomës për dhjetë ditë duke e përzier herë pas here. Pas dhjetë ditësh, disa herë në ditë hapeni enën dhe thitheni erën mirë e mirë, deri në pesë minuta. Tretësirën e njëjtë gjatë natës qiteni në shami xhepi dhe vendoseni mbi ballë, apo në zverk. terapia zgjatë pesë ditë e po aq ju duhet për ta hequr qafe kokëdhembjen e shkaktuar nga sinusiti. Mundeni që rrikën ta qitni në 5 dcl ujë dhe ziejeni. Përzierjen e tillë përdoreni për ihhalim disa minuta në ditë.


(Kosova Sot Online)