Kjo është dieta që bën çudinë me shëndetin

  • 22 January 2020 - 08:53
Kjo është dieta që bën çudinë me shëndetin

Tashmë edhe shkenca e ka vërtetuar se cili ushqim është më i shëndetshmi, që njëherësh ndikon edhe për të humbur në peshë, pa shumë mundime e pa vuajtur urie. Jo, nuk bëhet fjalë për ushqimin mesdhetar. Ekspertët mirënjohjen ia dhuruan dietës NND-a (New Nordic Diet), e bazuar në ushqimin e vendeve veriore evropiane. Studimi publikuar në "Journal of Nutrition" është vërtetuar se dieta e bazuar në ushqimin tradicional të finlandezëve, norvegjezëve, islandezëve dhe të tajerëve nga veriu i largët, është shumë e shëndetshme për organizmin. Dieta është shfaqur që në vitin 2004, por tashmë edhe zyrtarisht shkencëtarët e kanë vërtetuar se sa e shëndetshme është.

JA DISA NGA UDHËZIMET KRYESORE

 Duhet të hani ushqime vendase, prodhime organike. - Duhet shmangur aditivët dhe prodhimet e gatshme. - Duhet të hani sa më shumë prodhime nga natyra (kërpudha, bimë të egra, pemë...). - Në ushqim të përfshini ushqime të llojllojshme, drithërat integrale (elb, grurë, mel), bishtajore, fara dhe pemë me lëvozhgë të fortë. - Përparësi jepini peshkut, por atij natyral. - Hani porcione të vogla të mishit, përparësi kafshëve të ushqyera në natyrë. Nëse ju u përmbaheni këtyre udhëzimeve, jo vetëm se do të jeni vitalë, por do ta ulni kolesterolin dhe do të parandaloni inflamacionet në trup, që mund të sjellin sëmundjet serioze.

(Kosova Sot Online)