Një dardhë në ditë, për figurë të ëndrrave

  • 22 January 2020 - 09:27
Një dardhë në ditë, për figurë të ëndrrave

Të gjithë e dimë se "një mollë në ditë mjekun ua mban larg shtëpisë", por nuk kemi dëgjuar që kjo të thuhet për dardhën, për të gjithë ata që duan të humbin në peshë. Shkencëtarët thonë se, njerëzit që konsumojnë dardhë, kanë më pak gjasa që të vuajnë nga mbipesha, sidomos nëse jeni në dietë. Dardhët janë burim për fibra dhe vitamina C.

Një dardhë mesatare përmban rreth 25 për qind të dozës ditore për fibra, e ka vetëm 100 kalori. Po ashtu, dardhët nuk përmbajnë as yndyrë, as kolesterol. Një dardhë në ditë ka efekt pozitiv në organizmin tuaj dhe ju ndihmon nëse dëshironi të humbni në peshë. Ekspertët theksojnë se dardhët në përgjithësi i ndihmojnë organizmit dhe forcojnë sistemin imun.

(Kosova Sot Online)