Temjani shëron kancerin e vezoreve!

  • 22 January 2020 - 09:35
Temjani shëron kancerin e vezoreve!

Ndoshta nuk e keni ditur se temjani ka shumë veti shëruese, e në bazë të rezultateve të studimit të fundit, do të mund të ndihmojë edhe në shërimin e kancerit të vezoreve. Para dy vjetëve është publikuar edhe studimi që tregon se temjani ndihmon në shërimin e artritit. Pos kësaj, disa studime të hershme kanë treguar se temjani është i përdorshëm në shërimin disa formave të kancerit, përfshirë kancerin e gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës, dhe këtë falë materieve që përmban.

Pas një analizimi njëvjeçar të materies, shkencëtarët kanë testuar atë në disa qeliza të kancerit në fazën e vonshme. Materia e quajtur "Akba" në mënyrë efikase kishte shkatërruar qelizat e kancerit të vezoreve, e ajo që kishte mahnitur shkencëtarët ishte fakti se qelizat që ishin rezistente ndaj kimioterapisë, nuk ishin rezistente ndaj kësaj materie.

(Kosova Sot Online)