Karota, mjalti dhe qepa mbrojnë nga ftohjet

  • 23 January 2020 - 10:24
Karota, mjalti dhe qepa mbrojnë nga ftohjet

Nëse dëshironi që të qëndroni të shëndetshëm gjatë dimrit, me rëndësi është të keni kujdes me ushqimin.

Karota

Eshtë e pasur me beta karotinë dhe vitamina A, karota ndihmon në luftën kundër ftohjes dhe gripit. Pos kësaj, mbron nga infeksionet të cilat janë më të shpeshta gjatë dimrit.

Çaji i gjelbër

Eshtë antioksidues i fortë dhe posedon substanca të forta kundër viruseve dhe baktereve. Me konsumimin e pesë gotave me çaj të gjelbër në ditë do ta forconi imunitetin.

Kërpudhat

Mbrojnë nga ftohjet dhe viruset gjatë dimrit. Kërpudhat e bardha në masë të madhe shtojnë nivelin e qelizave natyrale vrasëse - komponentë vitale në sistemin imun.

Qepa

Që moti përdoret si ilaç kundër ftohjes dhe gripit. Mjekësia perëndimore mendon se posedon aftësinë e shtimit të enzimave që i ndihmojnë mëlçisë në pastrimin e gjakut. Mjalti - njihet për përbërësit e vet antibakterialë, që ndihmojnë kundër baktereve dhe viruseve. Një lugë mjaltë në mëngjes hidheni në çaj apo para gjumit në qumësht.

(Kosova Sot Online)