Ilaçet shtëpiake, që i shërojnë parazitët e zorrëve

  • 23 January 2020 - 11:04
Ilaçet shtëpiake, që i shërojnë parazitët e zorrëve

Parazitët e zorrëve infektojnë dhe jetojnë në traktin tuaj gastrointestinal. Infeksioni me parazitë të tillë mund të shkaktojë dhimbje abdominale, gazra, dizenterinë dhe të vjella. Përderisa ekzistojnë barna të përshkruara për t'i eliminuar këta parazitë, në vijim ju paraqesim disa ilaçe shtëpiake, që mund të provoni .

FARAT E KUNGULLIT

Farat e kungullit janë të pasura me shumë përbërës të dobishëm, sidomos me aminoacidet omega 3, karbohidrate dhe yndyra të dobishme. Po ashtu, posedojnë sasi të madhe të vitaminave dhe mineraleve. Farat e kungullit ofrojnë shërim natyral për largimin e parazitëve në zorrë. Përzierja e farave të kungullit me një lëng sipas dëshirës suaj do t'ju ndihmojë të hiqni qafe problemet, që i shkaktojnë parazitët në zorrë.

HUDHRA

Hudhra njihet për cilësitë e saj, që i posedon në luftimin e formave të ndryshme të parazitëve në zorrë. Paraziti i njohur me emrin "Giardia lamblia" infekton zorrët, duke çrregulluar funksionimin e trakti tuaj digjestiv. Hudhra është mjaft e efektshme në eliminimin e këtij lloji të parazitit. Përziejeni hudhrën me rrikë. Më pas, kësaj përzierjeje ia shtoni edhe 1/2 e litrës vodkë. Pastrojeni më pas dhe e konsumoni dy herë në ditë para shujtave për t'i hequr qafe parazitët.

"ARTEMISIA ANNUA"

Bima e njohur "Artemisia annua", është treguar si bimë mjaft e efektshme në trajtimin e infeksioneve me parazitët në zorrë. Vepron si tonik për traktin digjestiv dhe posedon aftësinë e qetësimit të lëngjeve digjestive. Kjo bimë nuk rekomandohet ta përdorni për një periudhë të gjatë kohore. Çaji i përgatitur nga kjo bimë, përkatësisht nga farat e saj, shihet si një ilaç natyral në shërimin dhe eliminimin infeksioneve, që shkaktohen nga parazitët në zorrë.

KAROTA

Sipas shumë ekspertëve mjekësorë, karotat rekomandohen në trajtimin e parazitëve "threadworms". Karotat po ashtu janë të pasura me shumë vitamina A dhe janë të pasura me beta karotinë, që atyre ua dhuron mundësinë të rezistojnë në depërtimin e këtij lloji të parazitit. Një lëng i fituar nga shtrydhja e karotave, i përzier me mjaltë, është mënyrë e mirë në luftimin e parazitit tjetër "pinworms". Nëse e konsumoni një lugë të kësaj përzierje gjatë kafjallit dhe pasi të shkoni në shtrat, do t'ju ndihmojë në parandalimin e infeksionit me parazitët në zorrë.

"HYDRASTIS CANADENSIS" Bima

"Hydrastis canadensis" ka një efekt të veprimit si agjent kundër mikrobeve që ndihmon në traktin digjestiv. Është e pranishme në forma të ndryshme si tableta dhe në pluhur. Kjo bimë shton aftësinë e efektit të bimëve të tjera, me të cilat përzihet apo kombinohet. Bima është e pasur me substancën verdhë barberinë, e cila punon kundër parazitëve në zorrë, si "giardia lamblia", "entamoeba histolytica" dhe "pinworms". Kombinimi i saj me karafil ofron rezistencë kundër parazitit "pinworms" dhe grumbullimin e helmeve në mëlçi.

(Kosova Sot Online)