Mënyra dembele për të humbur në peshë

  • 23 January 2020 - 16:54
Mënyra dembele për të humbur në peshë

Kjo është një mënyrë dembele për të humbur në peshë. Djeg qindra kalori atëherë kur qëndroni ulur në kompjuterin tuaj. Kjo mënyrë e humbjes në peshë po ashtu përshpejton metabolizmin që ndihmon në humbjen në peshë

RECETA DHE PËRBËRËSIT:

2 lugë të mëdha mjaltë; 1 lugë e madhe kanellë; 1 gotë , rreth 237 mililitra, ujë.

PËRGATITJA: 

Përdorni njërën pjesë të kanellës dhe dy pjesë të mjaltit. Më pas vloni ujin. Përziejeni ujin e vluar dhe kanellën. Mbulojeni enën e më pas shtoni mjaltin kur uji të jetë ftohur dhe mund ta konsumoni pasi të jetë ftohur. Kurrë mos e shtoni mjaltin në përbërës të tjerë të ngrohtë, pasi që humb enzimat ushqyese.

Konsumoni ½ e masës së fituar para se të shkoni në shtrat. Pjesën tjetër e mbuloni dhe e lini në frigorifer dhe e konsumoni në mëngjes. Mos e ringrohni në mëngjes. Mos shtoni diçka tjetër në këtë përzierje. Kjo recetë vepron vetëm nëse e konsumoni në bark të zbrazët. 

(Kosova Sot Online)