Dobitë mahnitëse të piperit të zi

  • 23 January 2020 - 17:01
Dobitë mahnitëse të piperit të zi

Piperi i zi ekziston më shumë se 4.000 vjet. Sot mund të përdoret si erzë për ta përzier me vezë, djathë, sallatë e më shumë. Në kohërat antike piperi i zi ishte aq me vlerë sa që ishte përdorur në vend të hollave.

DOBITË E PIPERIT TË ZI

Kripa dhe piperi i zi me sa duket shkojnë krah për krah kur bëhet fjalë për ushqimet. Piperi i zi vepron si diuretik. Inkurajon trupin që të heqë qafe helmet e dëmshme. Piperi i zi është i pasur me sodium. Gjenden rreth 10 miligramë sodium në 100 gramë piper të zi.

PIPERI I ZI NDIHMON TRETJEN

Njëra ndër dobitë më të shkëlqyeshme të piperit të zi është se ndihmon në tretjen e ushqimit. Piperi i zi stomakut tuaj i dërgon sinjale që ta shtojë prodhimin e acidit hidroklorik. Ky acid ndihmon tretjen e ushqimit, kështu që nuk do të keni telashe. Piperi i zi po ashtu ndihmon në parandalimin e formimit të gazrave në zorrë dhe t'i reduktojë irritimet e stomakut.

PIPERI I ZI DHE ANOREKSIA

Për njerëzit që vuajnë nga anoreksia, piperi i zi po ashtu ndihmon në rikthimin e oreksit. 

(Kosova Sot Online)