Mënyrat natyrale për ta ngritur shtypjen e ulët të gjakut

  • 23 January 2020 - 17:10
Mënyrat natyrale për ta ngritur shtypjen e ulët të gjakut

Në bazë të një artikulli në "Huffington Post", përdorimi i telefonit mobil ka ndikuar në rritjen e shtypjes së gjakut në kufijtë e jonormales. Por, jo të gjithë njerëzit kanë telashe me shtypjen e lartë të gjakut dhe disa provojnë ta rrisin atë.

Në vijim ju paraqesim disa mënyra, përmes së cilave mund ta rritni shtypjen e gjakut duke përdorur mënyra natyrale. 

1.Konsumoni një sasi të kufizuar të ushqimeve me nivel të lartë të sheqerit, ushqime të yndyrshme dhe sigurohuni të hani fruta të freskëta dhe perime.

2.Shtoni konsumimin e vitaminave B. Është vërtetuar se përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rregullon shtypjen e tij.

3.Mund ta përdorni ushqimin për ta ngritur shtypjen e gjakut, duke shtuar konsumimin e kripës dhe sodiumit. Kjo ndikon në rritjen e volumit të gjakut, që e rrit shtypjen.

4.Pini sa më shumë ujë dhe do të jeni më të shëndetshëm. Shtypja e ulët e gjakut shpeshherë shkaktohet nga dehidrimi, kështu që konsumimi i ujit do ta rihidratojë trupin tuaj dhe ngrit shtypjen e gjakut.

5.Pijet e shëndetshme me elektrolite po ashtu ndihmojnë në ngritjen e shtypjes së gjakut, por shmangni pijet me nivel të lartë të sheqerit.

6.Vishni çorapë jo të ngushta gjatë aktiviteteve të ditës dhe do t'ju ndihmojnë në rregullimin e shtypjes së gjakut, pasi që në atë mënyrë gjaku në mënyrë normale qarkullon nëpër vena.

7.Provoni dhe hollojeni gjakun. Por, mos harroni se holluesit mjekësorë të gjakut kanë efekte të rrezikshme anësore, por ja disa hollues natyral t'i përdorni në vend të tyre: * Xhenxhefili - ilaç i vjetër, përmes të cilit mund të pini çaj. * Hudhra, ananasi, uthulla e mollës, po ashtu janë disa ilaçe natyrale që ndihmojnë në ngritjen e shtypjes së gjakut, apo normalizimin e saj.

(Kosova Sot Online)