Sa më të vjetër, aq më vështirë të humbni në peshë

  • 24 janar 2020 - 10:15
Sa më të vjetër, aq më vështirë të humbni në peshë

Të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarjeve të pakëndshme, kur linja në peshore tregon shifrat që nuk na pëlqejnë. Kjo sidomos ndodh midis moshës 35 ose 55-vjeçare. Ju paraqesim arsyet e vërteta pse në këto vite dhjetë herë më vështirë është t'i hiqni kilogramët.

NUK FLINI MJAFTUESHËM

Gjumi është themeli i jetës së shëndetshme. Nëse nuk flini mjaftueshëm sistemi juaj imun dobësohet, metabolizmi ngadalësohet, e kilogramët grumbullohen. Tash kur orari i punës fillon herët, obligimet shtëpiake, kopshti për fëmijët, ato tetë orët e famshme me gjumë janë vetëm ëndërr.

METABOLIZMI NUK ËSHTË I NJËJTI

Edhe këtë duhet ta pranoni. Derisa ishit më të rinj keni mundur të hani disa çokollata, kifle, e të mos "ngjiten" askund. Tash situata është krejt ndryshe. Në bazë të ekspertëve, metabolizmi juaj pas të dyzetave ngadalësohet për pesë herë. Atëherë nuk mund të shpenzoni kaloritë si dikur. Por, zgjidhja ekziston. E, kjo është që nga ushqimi ditor të hiqni 100 kalori.

HUMBNI MASËN MUSKULORE!

Me siguri keni dëgjuar se muskujt janë më të rëndë se dhjami, e ata djegin tri herë më shumë kalori. Kjo ndërlidhet me nivelin e testosteroneve, që me kalimin e viteve ato bien.

(Kosova Sot Online)