5 receta për zbutjen e kollës përmes preparateve natyrale

  • 24 January 2020 - 11:26
5 receta për zbutjen e kollës përmes preparateve natyrale

Kolla është pasojë e shpeshtë e infeksionit virusal ose bakterial të rrugëve të frymëmarrjes. Simptoma të tjera mund të jenë rrjedhjet nga hunda, teshtitja, fyti i ënjtur apo i pezmatuar, dhimbje në kokë dhe muskuj. Në vijim ju paraqesim disa receta me përbërës natyralë, që mund t'ua zbutin, nëse nuk ua largojnë në tërësi këto simptoma.

SHURUPI PIKANT PËR ZBUTJEN E KOLLËS

Janë disa artikuj pikantë që e luftojnë kollën. Për xhenxhefilin dihet sa i fuqishëm është. Qepa përmban substanca kimike që luftojnë ftohjet dhe viruset. Përbërësit: 4 lugë mjaltë cilësor, 1 qepë të kuqe, 3 pjesë xhenxhefil Mjaltit ia shtoni qepën dhe xhenxhefilin. Masën e përzieni dhe e lini të qëndrojë gjatë natës. Hani një lugë të kësaj mase 5-6 herë në ditë. Shurupi pikant ka efekt të shpejtë dhe shpeshtë do ta ndjeni relaksimin e simptomave.

SHURUPI PËR ZBUTJEN E KOLLËS SË FORTË

Përbërësit 2 pjesë të trumzës, 1 shkop të kanellës, 1 qepë, e copëtuar, 1 rriskë hudhër, e qëruar dhe e copëtuar, 1 spec pikant, 150 ml mjaltë, 50 ml vaj kokosi ose vaj ulliri, 50 ml lëng limoni Hidhni trumzën, kanellën, qepën, hudhrën dhe specin pikant në tepsi dhe i përzieni me mjaltë. Përzini dhe e ngrohni. E hiqni nga zjarri, e mbuloni dhe lini të ftohet. Përdorni përzierjen nga mjalti dhe vaji, duke shtuar lëngun e limonit dhe e hidhni në shishe dhe e mbyllni. E mbani në frigorifer, e konsumoni 3-4 herë në ditë.

ÇAJ NGA XHENXHEFILI

Rrënja e xhenxhefilit përdoret tash e mijëra vjet për shërimin e kollës. Posedon përbërës që ndihmojnë në hapjen e kanaleve të frymëmarrjes. Përbërësit 12 pjesë të xhenxhefilit 1 lugë mjaltë 2 lugë lëng limoni Hidhni xhenxhefilin në enën me 6 dcl ujë. E ngrohni në zjarr të lehtë për 20 minuta. Shtoni mjaltin dhe lëng limoni. Pini disa gota gjatë ditës.

ÇAJI NGA TRUMZA

Në Gjermani trumza edhe zyrtarisht është zgjedhur si tretman kundër kollës dhe bronkitisit. Gjethet e bimës posedojnë substanca të forta që qetësojnë kollën. Përbërësit: Gjethe të bluara të trumzës, mjaltë, lëng të freskët limoni Në 2 dcl ujë të vluar shtoni dy lugë gjethe të bluara të trumzës. Gjethet i lini në ujë për 10 minuta. Shtoni mjaltin dhe limonin, pasi që shtojnë efektin qetësues dhe ndikojnë në hapjen e rrugëve të frymëmarrjes.

SHURUPI I THJESHTË ME MJALTË DHE LIMON

Mjalti është ilaç shtëpiak kundër kollës dhe dhimbjeve tjera që ndërlidhen me grip dhe ftohje. Përdoret në çaj ose i vetëm. Limoni zvogëlon infeksionin dhe në organizëm sjell një dozë me vitamina C, që forcon imunitetin. Përbërësit 150 ml mjaltë, 50 ml vaj kokosi ose vaj ulliri, 50 ml lëng limoni Përzieni përbërësit dhe i ngrohni. E vendosni në shishen e sterilizuar dhe e ftohni në frigorifer. Aty mbajeni për tri javë. Një lugë ta merrni 3-4 herë në ditë.

(Kosova Sot Online)