Pija magjike për eliminim të celulitit

  • 25 January 2020 - 17:25
Pija magjike për eliminim të celulitit

Celuliti nuk është akumulim i helmeve në organizëm dhe ai nuk paraqitet, për shkak të qarkullimit të dobët, mendojnë shumica e njerëzve. Celuliti është në fakt dhjamë që ngjitet në indin vertikal lidhës në kofshë edhe ijë dhe për shkak të kësaj paraqiten të fryra dhe vrima në lëkurë. Ekzistojnë katër arsye pse ndodh një gjë e tillë: të ushqyerit, stili i të jetuarit, ndryshimet hormonale dhe faktori trashëgues. Për ta parandaluar paraqitjen e celulitit ose për ta eliminuar atë pas paraqitjes, jua rekomandojmë pijen në vijim.

PËRBËRËSIT: • 1 grejpfrut i madh • 2 portokaj • Një e katërta e limonit • 1 pjesë xhenxhefill me madhësi prej 1.30 cm Bëjeni lëngun nga përbërësit e përmendur dhe kënaquni (shtrydhini agrumet, ndërsa grijeni xhenxhefilin). E tërë sasia e lëngut pihet menjëherë, më së miri në mëngjes. Kjo pije e përmirëson qarkullimin e gjakut, eliminon tepricën e sheqerit në organizëm, shkrin tepricën e dhjamit dhe redukton qëndrimin e ujit dhe rrit prodhimin e kolagjenit, i cili është i nevojshëm për forcim të lëkurës. 

(Kosova Sot Online)