Kafeja dhe rreziku më i ulët nga kanceri i mëlçisë

  • 26 January 2020 - 17:28
Kafeja dhe rreziku më i ulët nga kanceri i mëlçisë

Konsumimi i përditshëm i kafesë në një studim të ri është lidhur me rrezik më të ulët nga sëmurja prej formës më të shpeshtë të kancerit të mëlçisë. Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë Jugore për nevojat e studimit 18-vjeçar kanë përcjellë 180 mijë persona të rritur.

Mesatarisht personat që kanë pirë për çdo ditë së paku një kafe kanë qenë për 29 për qind më pak të rrezikuar nga kanceri hepatocelular, derisa personat që në ditë kanë pirë së paku katër kafe kanë qenë mesatarisht për 42 për qind më pak të rrezikuar nga kjo formë e kancerit të mëlçisë. Sipas shkencëtarëve, lidhja mes kafesë dhe reduktimit të rrezikut nga sëmurja ka qenë e dukshme edhe kur janë marrë parasysh faktorët si mosha, mbipesha, pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, gjinia dhe diabeti. Në studim nuk është zbuluar shkaktari i reduktimit të vërejtur të rrezikut nga kanceri hepatocelular te konsumuesit e rregullt të kafesë. 

(Kosova Sot Online)