E tërë dobia që vjen nga gjelbërimi

  • 28 January 2020 - 17:50
E tërë dobia që vjen nga gjelbërimi

Sipërfaqet e gjelbëruara ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor të njerëzve, e nëse doni të jeni të lumtur, atëherë është koha e fundit që të merreni me kopshtari. Nëse jeni depresivë, të mërzitur, apo të pakënaqur, atëherë për ju do të ishte mirë që të jetonit afër parkut. Një numër i madh i studimeve ka ardhur deri te përfundimi se hapësirat e gjelbra ndikojnë pozitivisht në shëndet. Studimi më i ri i tillë është bërë në Universitetin "WinkonsinMadison".

Është parë se vendet që kanë më shumë gjelbërim, karakterizohen nga njerëz më të shëndetshëm. Studimi ka treguar edhe se sipërfaqet e gjelbra nuk ndikojnë vetëm që të ndiheni më mirë, por edhe se njerëzit që jetojnë afër parqeve, fitojnë më shumë të ardhura. Të gjitha këto rezultate i kanë shtyrë investuesit që të bëjnë parqe në ambientet urbane. 


(Kosova Sot Online)