Ilaçet natyrale kundër super-baktereve

  • 30 January 2020 - 12:05
Ilaçet natyrale kundër super-baktereve

Në bazë të studimeve, vaji i origanos me të njëjtin sukses lufton superbakteret, sikurse edhe antibiotikët modern.

HUDHRA

Me sukses shëron infeksionet dhe pezmatimet në mushkëri. Shkatërron parazitët në zorrë e është vërtetuar se është miku më i mirë natyral. Në bazë të një hulumtimi nga universiteti shtetëror në Uashington, efekti i hudhrës në sëmundjet e shkaktuara nga bakteret që ishin të pranishme në ushqimin e prishur, ishte më i fortë se ndikimi i dy antibiotikëve më të njohur. Hudhra mbron nga viruset dhe bakteret.

"ECHINEA"

Përbërësi natyral "echinea" është një antibiotik natyral dhe një luftëtar për forcimin e sistemit imun. Është një nga substancat natyrale që e mposht bakterin "stefilokok".

MJALTI

Mjalti është i pasur me përbërës të fortë antibakterialë dhe ndikon si një antibiotik. Me sukses lufton bakteret e njohura si "stafilokok", "streptokok". Ekspertët e anë vërtetuar se ndikon mirë në shërimin e plagëve të infektuara.

KURKUMA

Mbretëresha e erëzave, kështu e quajnë kurkumën, pasi që ka aftësi kundër inflamacioneve. Nuk ekziston asnjë tjetër përbërës në botë që mundet t'i luftojë inflamacionet në trup sesa kurkuma. Molekulat në kurkumë, që shkaktojnë efektin kundër infeksioneve, quhen kurkumina. Studimet e fundit kanë vërtetuar se kurkuma parandalon kancerin në zorrë të trashë, prostatë, tru dhe kancerin e gjirit.

ORIGANO

I laçi kundër infeksioneve dhe kërpudhave është edhe vaji dhe çaji i origanos. Në bazë të studimeve në universitetin e Gjorgjtaun, vaji i origanos në mënyrë të barabartë lufton superbakteret, sikurse edhe antibiotikët më të fortë modernë, por se është zgjedhje më e shëndetshme dhe nuk e dëmton trupin.

(Kosova Sot Online)