Efektet e dobishme të qepës së re

  • 30 January 2020 - 17:46
Efektet e dobishme të qepës së re

Mjekësia alternative qepën e re e konsideron si një ushqim të vlefshëm dhe të shëndetshëm, që në organizëm vepron si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë. Përveçqë ndihmon në rast të ftohjes dhe shtypjes së gjakut, qepa e re ka karakteristika kundër inflamacioneve dhe vepron kundër kërpudhave, stresit dhe lodhjes, por qepa e ra është shumë e dobishme edhe në mënyra të tjera.

1. INFLAMACIONI I FYTIT

E preni qepën në pjesë të imëta, mund t'i shtoni xhenxhefil të grirë dhe kripë dhe të gjitha t'i vendosni në një qeskë të pëlhurës dhe t'i ngrohni. Kompresën e ngrohtë e mbështillni në një leckë tjetër ose peshqir dhe e vendosni në zonën me inflamacion (fyt, gjoks, shuplaka ose shpinë).

2. KËMBËT E ËNJTURA Qepën e re e zieni për disa minuta. Me 'blender' e përzieni (nëse ka neve ia shtoni pak ujë), deri kur përzierja të shndërrohet në pastë. Me pastë të tillë i lyeni pjesët e ënjtura të këmbëve. Kjo recetë është mjaft e vjetër dhe është shumë efikase.

3. SEKRETIMI NGA HUNDA Ndrydheni qepën dhe me lëngun e saj e lagni një copë pambuku. Kompresën e tillë të lagur e vendosni në hundë dhe në zonën e sinuseve. 

(Kosova Sot Online)