Dëshironi të keni bark të rrafshët: Aplikoni këto rregulla në mëngjes

  • 31 January 2020 - 17:32
Dëshironi të keni bark të rrafshët: Aplikoni këto rregulla në mëngjes

Thonë se dita e mirë duket në mëngjes, prandaj ende pa u zgjuar nga shtrati, buzëqeshni. Pas mendimeve pozitive, provoni të respektoni këto rregulla.

MOS ANASHKALONI KAFJALLIN!

Ky është një rregull shumë me rëndësi dhe, pa marrë parasysh se sa ju duket se nuk jeni në gjendje për të ngrënë para se të niseni për në punë, provoni që ta bëni këtë. Provoni që kafjallin ta hani më së largu një orë pas zgjimit nga shtrati, mos prisni që të arrini në punë.  

KONSUMONI PROTEINA!

Nëse ditën e filloni me proteina, për një kohë më të gjatë do të jeni më të ngopur. Provoni që të hani vezë, bukë integrale, drithëra ose jogurt grek. Proteinat për një periudhë më të gjatë kohore ju mbajnë të ngopur, sepse treten më ngadalë.

DETYRIMISHT HANI BANANE!

Tash e disa herë është vërtetuar fuqia çudibërëse e saj. Bananet do t'ju furnizojnë me energji dhe do të nxitin sekretimin e serotoninës, hormonit të lumturisë. Natyrisht, nëse dëshironi të dukeni si modelet më trup të hatashëm, ushtroni rregullisht dhe duhet të keni kujdes në konsumimin e yndyrave dhe të karbohidrateve.

(Kosova Sot Online)