Super-ushqimet që e shërojnë artritin

  • 01 February 2020 - 13:40
Super-ushqimet që e shërojnë artritin

Termi 'arthritis' vjen nga dy fjalë të vjetra greke, 'arthron', që do të thotë nyja dhe 'itis', që do të thotë inflamacion.Nëse një person has në vështirësi për të lëvizur këmbët apo duart, atëherë vuan nga artriti.Para se të përcaktoheni për ilaçe, në vijim ju paraqesim disa ushqime që mund ta shërojnë dhimbjen që shkakton artriti.

SALMONI

Salmoni është një burim i shkëlqyeshëm për aminoacidet omega 3. Aminoacidet omega-3 jo vetëm se ndikojnë në uljen e inflamacionit të nyjave, por edhe i forcojnë nyjat, sidomos në mëngjes. Studimet kanë vërtetuar se njerëzit që konsumojnë aminoacidet omega 3 më pak përdorin ilaçe derisa përdorimi i rregullt i këtyre aminoacideve ndikon që ilaçet të mos i përdorni kurrë.

ÇAJI I GJELBËR

Çaji i gjelbër ka ndikim të dyfishtë, kundër inflamacioneve dhe është si antioksidues, që janë të dobishëm në trajtimin e problemit të artritit. Studimet e shumta kanë treguar se në çajin e gjelbër gjenden enzima të fuqishme dhe kemikate, që parandalojnë thyerjen dhe thyerjen e kërcit.

LËNGU I PORTOKALLIT

Portokajtë, sikurse edhe agrumet tjera, janë të pasura me vitamina C, që është një element mjaft i rëndësishëm për forcimin e eshtrave, në veçanti kërcit. Mungesa e vitaminave C mund të dërgojë në zhvillimin jo të duhur të dhëmbëve, eshtrave dhe kërcit. Studiuesit kanë treguar se përdorimi i rregullt i lëngut të portokallit ndihmon që kërcin ta mbani të fortë dhe konsumimi i tij në moshën e hershme mund të parandalojnë artritin që të marrë formë.

GJALPI I KIKIRIKËVE

Gjalpi i kikirikëve dihet se është i pasur me niacinamide, që ndihmon në lëvizjen e nyjave. Pos kësaj, gjalpi i kikirikëve është i pasur me vitamina B3 që ndihmon në trajtimin e problemin e osteoartritit. Vitamina B3 ndihmon në reduktimin jo vetëm të inflamacioneve, por në përgjithësi përmirëson fleksibilitetin e nyjave.

BANANET

Pos se janë të shijshme, bananet mund të përdoren edhe në mënyrë të shëndetshme. Bananet janë të pasura me magnez dhe kalium, që ndihmon në rritjen e dendësisë së eshtrave në trupin tuaj. Magnezi, shumë thjesht largon shumë simptoma që shkaktojnë artritin. Nëse bananet i shtoni në ushqimin tuaj të përditshëm, atëherë problemet me artritin do të zgjidhen.

BORONICAT

Boronicat janë të pasura me shumë antioksidues që ndihmojnë në forcimin e sistemit imun në trupin tuaj. Studimet tregojnë se boronicat mund ta ulin inflamacionin në nyja, përderisa konsumimi i tyre i rregullt ka treguar përmirësime të hatashme në largimin e ënjtjeve. Mund t'i konsumoni si të doni, në lëng, përzierje me qumësht apo thjesht t'i konsumoni të freskëta.

(Kosova Sot Online)