Grupi i gjakut 0, më së paku i rrezikuar nga sëmundjet e zemrës

  • 02 February 2020 - 13:19
Grupi i gjakut 0, më së paku i rrezikuar nga sëmundjet e zemrës

Të dhënat janë grumbulluar nga "National Institutes of Health", për shtatë vjet rresht ku kishin marrë pjesë 50.000 të anketuar. Me këtë rast ishte vërtetuar se personat me grupin e gjakut A,B ose AB mesatarisht për 9 për qind janë më të rrezikuar nga vdekja si pasojë e vështirësive me shëndetin në krahasim me personat me grupin e gjakut 0. 

Të anketuarit nga grupi i parë për 15 për qind më shumë ishin të rrezikuar nga vdekja si pasojë e sëmundjeve të zemrës sesa bashkëmoshatarët e tyre që kishin grupin 0 të gjakut. Pos kësaj, të anketuarit me grupet e gjakut A, B ose AB për 55 për qind ishin më shumë të rrezikuar nga vdekja si pasojë e kancerit në lukth në krahasim me ata me grupin e gjakut 0. Shkencëtarët pohojnë se në rezultate nuk kanë ndikuar gjinia, duhani apo pasha.

(Kosova Sot Online)