Ushqimet që shërojnë

  • 04 February 2020 - 12:19
Ushqimet që shërojnë

Lakra shëron 87, e qepa rreth 28 sëmundje. Ja edhe disa ushqime të tjera që shërojnë 6 Hiqni qafe ilaçet: Kjo është krejt çfarë ju duhet për imunitet të fortë.

HUDHRA

Disa e konsiderojnë si ushqim dhe ilaç çudibërës. Ndikon si antibiotik (mendohet se ndihmon në parandalimin dhe shërimin e kancerit), ulë shtypjen e lartë të gjakut dhe kolesterolin, zvogëlon sulmet në zemër, ftohjet dhe infeksionet.

QEPA

Qepa është e pasur me antioksiduesin më të fortë, kuercetinën, falë të cilit zvogëlohet lajmërimi i kancerit në lukth. Shton nivelin e kolesterolit të dobishëm duke e zvogëluar atë të dëmshmin. Ndikon kundër droçkave, astmës, bronkitit kronik, teshtitjes ndaj polenit, diabetit, arteriosklerozës, diabetit dhe infeksioneve. Ndikon edhe si antibiotik.

JOGURTI

Jogurti ka efektin e antibiotikut. Stimulon formimin e gama-interferoneve. Ndalon diarrenë, ftohjet dhe infeksionet si dhe pezmatimet në fyt. Pasi që është shumë i pasur me kalcium, është mjaft i shëndetshëm kundër osteoporozës.

LAKRA

Lakra përmban shumë antioksidues dhe disa materie kundër kancerogjene. Lëngu nga lakra shëron të thatin në lukth. Pasi që disa substanca shumë të rëndësishme dhe të dobishme shkatërrohen gjatë zierjes, më mirë ta konsumoni të freskët ose lakrën turshi.

PORTOKAJTË

Portokajtë janë shumë të pasur me karotenoide dhe flavonide, prandaj edhe konsiderohen si ndihmë në shërimin e kancerit të pankreasit, kancerit në lukth dhe atë të gjirit. Janë të pasur me vitamina C dhe me beta karotinë. Zvogëlojnë sulmin e astmës, shfaqjen e bronkitisit dhe sëmundjet e mishit të dhëmbëve.

KAROTA

Karotat janë shumë të pasura me beta karotinë, mbron arteriet dhe sytë, forcon sistemin imun, zvogëlon infeksionet, shfaqjen e angina pektoris, kancerin dhe sulmin në tru. Po ashtu ulë nivelin e kolesterolit në gjak. Me zierjen e tij beta karotinë nuk dëmtohet e organizmi e tretë më lehtë.

(Kosova Sot Online)