Shumica nuk e dinë se kjo është simptomë e kancerit

  • 05 February 2020 - 11:41
Shumica nuk e dinë se kjo është simptomë e kancerit

Të djegurat në gjoks, urthi, që zgjat më shumë se tri javë apo më shumë dhe ju mundon për çdo ditë, mund të jetë shenjë e kancerit. Hulumtimi, të cilin e kishin kryer ekspertët britanikë, ka treguar se vetëm 55 për qind e nejrëzve e vizitojnë mjekun pasi të ndjejnë të djegura të shpeshta në gjoks, e që shpeshherë ka rezultuar që të jetë shenjë e kancerit në lukth ose ezofag.

Diagnostikimi i hershëm i këtyre llojeve të kancerit është me rëndësi të madhe dhe shton gjasat për një shërim të suksesshëm. Rreth 67 për qind e njerëzve në fazën më të hershme t tij jetojnë deri në pesë vite më gjatë, por se shifra bie nën tri, kur diagnostikimi bëhet në fazën e fundit. Hulumtimi, në të cilin kishin marrë pjesë 1.046 persona ka treguar se 59 për qind e të anketuarve nuk e dinë se urthi mund të jetë shenjë e kancerit, e vetëm 15 për qind e tyre kishin qenë të sigurt se urthi është simptomë e kancerit. Edhe një simptomë tjetër që është përmendur është përtypja me vështirësi e ushqimit. Anketa ka treguar se 70 për qind e të anketuarve nuk e dinë se vështirësitë në përtypjen e ushqimit janë shenjë e kancerit, derisa 14 për qind kishin qenë të sigurt se kjo është shenjë apo simptomë e kancerit.

(Kosova Sot Online)