6 antibiotikët natyralë, që luftojnë infeksionet

  • 06 February 2020 - 10:11
6 antibiotikët natyralë, që luftojnë infeksionet

Sa herë që sëmuremi vrapojmë pas ilaçeve të caktuara. Por, antibiotikët pos se shkatërrojnë bakteret patogjene dëmtojnë edhe bakteret e dobishme, të cilat janë të domosdoshme për punën e rregullt të tretjes.

SHERBELA

Shkencërisht është vërtetuar se sherbela posedon substanca kundër bakteriale dhe kundër virusale, e tashmë rregullisht përdoret edhe me rastin e prodhimit të disa ilaçeve moderne. Ndikon mirë për fyt, infeksionet respiratore dhe infeksionet në gojë. Sherbela ndihmon edhe në zgjidhjen e problemeve në zorrë, por është e dobishme edhe në infeksionet e lukthit. Ndihmon edhe në uljen e temperaturës, etheve dhe dhimbjeve në trup, që shfaqen në fillim të gripit dhe ftohjes.

MJALTI

Mjalti posedon substanca të shumta shëruese, ndikon mirë te të skuqurat në lëkurë, të ënjturat dhe lëndimet. Me ndihmën e mjaltit mund të pastroni gojën dhe dhëmbët prej baktereve, të parandaloni gjakrrjedhjen e mishit të dhëmbëve e njëkohësisht edhe është efikas në shërimin e të thatit dhe fshikëzës.

HUDHRA

Alicina është substancë, e cila gjendet në hudhër, që posedon fuqi për luftimin e kërpudhave. Kjo substancë, e cila gjendet edhe në qepë luan rolin e mekanizmit mbrojtës kundër baktereve. Vetë alicina shkatërron shumë baktere, e qepa shëron dhimbjet e dhëmbit, kollën, dhimbjet në fyt dhe infeksionet e shumta. KARAFILI Stomatologët e përdorin karafilit, si ilaç natyral, përkatësisht vajin e tij për shumë mënyra të shërimit të dhimbjes së dhëmbëve. Në karafil gjendet substanca "eugenol", që ka fuqinë në luftimin e mikrobeve.

KANELLA

Kanella mund të vrasë bakteret, të cilat gjenden nëpër spitale, si dhe ato baktere, të cilat janë rezistente ndaj antibiotikëve standard. Pos kësaj, kanella ofron ndihmën e saj edhe në shërimin e bakterit "Escherichia coli".

ORIGANO

Origano përmban rreth 90 për qind të substancës shëruese të quajtur karvakrol. Vaji i organos përdoret në shërimin e plagëve, si dhe në lirimin e rrugëve të frymëmarrjes.

(Kosova Sot Online)