Çfarë zbulon trupi përmes dëshirës së një ushqimi të caktuar?

  • 07 February 2020 - 17:21
Çfarë zbulon trupi përmes dëshirës së një ushqimi të caktuar?

Shumicën prej nesh shpeshherë e kaplon dëshira për një ushqim të caktuar. Ekspertët pohojnë se dëshira për një ushqim të caktuar është mënyrë, kur trupi tregon se diçka po i mungon.

DËSHIRONI ÇOKOLLATË

Ju nevojitet magnezi Dëshira për një çokollatë, apo pesë çokollata, është një dëshirë që shumica e njerëzve e dinë. Wilkinson thotë se dëshira për të konsumuar çokollatë në fakt është një shenjë e trupit që tregon se ai ka nevojë për magnez. Dhe, me rreth 80 për qind e njerëzve kanë mungesë të magnezit, shumica ngushëllohen me 'po më hahet një çokollatë'.

Magnezi po ashtu përkrah sistemin imun dhe parandalon inflamacionet dhe luan rol të rëndësishëm në ekuilibrin e sistemit nervor. Hani ushqime të pasura me magnez si perimet me gjethe të gjelbër, spinaq, lakër jeshile apo lakër Brukseli, arra, fara të lulediellit, arra braziliane.

DËSHIRONI DIÇKA TË ËMBËL 

Ju nevojitet kromi 'Nëse konsumoni sheqer të rafinuar dhe karbohidrate, ato do të godasin gjakrrjedhjen tuaj dhe shpejt kjo shkakton çekuilibër në sheqerin në gjak', thotë Wilkinson. 'Trupi juaj do të lirojë më shumë insulinë që të merret me ngritjen e nivelit të sheqerit në gjak'. Për të shmangur këtë dhe dëshirën për diçka të ëmbël, Wilkinson ju këshillon të merrni krom, mineral që ndihmon në ekuilibrin e nivelit të sheqerit në gjak. Hapi vezë për kafjall me një rriskë buke.

DËSHIRONI KARBOHIDRATE TË FORTA

Ju nevojitet triptofani Për ata që hanë bukë, pastë, patate, kjo mund të jetë një shenjë se trupi juaj ka nevojë apo ka mungesë të aminoacidit të quajtur triptofan. Trupi e përdor këtë aminoacid për të sintetizuar serotoninën, kemikat ky që e rregullon disponimin. Wilkinson thotë: 'Dëshira për karbohidrate është shenjë e mungesës së aminoacidit triptofan, i cili është i domosdoshëm për prodhimin e serotoninës'. Në vend të karbohidrateve të forta, hani vezë, mish gjeldeti dhe bajame.

DËSHIRONI MISH

Ju nevojitet hekuri, zinku Dëshira për mish do të mund të jetë shenjë se trupi ka nevojë për më shumë hekur. 'Ndërprerja e konsumimit të mishit, sidomos gjatë dietave, ka ndikuar edhe më që njerëzit të kenë mungesë të hekurit', thotë Wilkinson. 'Hekuri luan rol të rëndësishëm për sistemin imun dhe ndihmon në transportimin e oksigjenit nëpër trup. Pa të do të jemi të lodhur dhe do të ndjejmë dhimbje'. Derisa dëshira për mish mund të jetë edhe shenjë se keni mungesë të zinkut. Mungesa e zinkut ju bën të vuani nga të ftohtit. Hani spinaq, fara të kungullit dhe suplemente të hekurit.

DËSHIRONI KRIPË

Ju nevojitet sodium Dëshira për ushqime të njelmëta është shenjë se niveli i sodiumit në trupin tuaj është tepër i ulët. 'Zakonisht ndërlidhet me dehidrim, pas ushtrimeve, sëmundjeve apo konsumimit të alkoolit', thotë Wilkinson. 'Sodiumi është një mineral i rëndësishëm që mban ekuilibrin e ujit në trup dhe rregullon shtypjen e gjakut', thotë ajo. Shpejt mund ta zgjidhni problemin nëse konsumoni kokoshka me kripë, por një sasi të vogël mund ta gjeni edhe në karota dhe selino.

(Kosova Sot Online)