Lakra jeshile, burim i shëndetit

  • 09 February 2020 - 08:43
Lakra jeshile, burim i shëndetit

Lakra jeshile pa kurrfarë dyshimi është një ndër ushqimet më të shëndetshme në botë. Megjithëse viteve të fundit ishte lënë anash, me substancat e saj shëruese ajo po kthehet aty ku e ka vendin. Ajo përmban shumë vitamina C, A dhe K .

FORCON SISTEMIN IMUN

Lakra jeshile është përplot me përbërës ushqyes që forcojnë sistemin imun, por ndihmon edhe kundër baktereve dhe viruseve. Po ashtu është shumë e rëndësishme në shëndetin e vegjetarianëve, sepse përmban më shumë hekur sesa mishi. 

E SHKËLQYESHME PËR DETOKSIM

Marrë parasysh faktin se është përplot me squfur dhe fibra, luan rol të madh në mbajtjen e mëlçisë së shëndetshme, por edhe në detoksimin e mbarë organizmit. Përmban edhe shumë vitamina C, të cilat shtojnë shkëmbimin e materieve dhe hidratojnë trupin, por edhe zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak.

E SHKËLQYESHME PËR SYTË

Është përplot substanca organike, me zeaksantinë dhe karotenoide natyrale, që luajnë rolin e një filtruese në sy. Duke e konsumuar këtë perime mbroni syt tuaj, duke i mbrojtur nga efektet negative të rrezeve ultravjollcë.

(Kosova Sot Online)