Mënyra më e mirë për pastrimin e veshëve

  • 09 February 2020 - 17:18
Mënyra më e mirë për pastrimin e veshëve

Ndoshta ju duket se shkopinjtë me një shtupë pambuku janë mjeti më i mirë dhe më me efekt në pastrimin e veshëve, natyrisht pos ujit me sapun. Por do të duhej të mendoni mirë në mënyrën se si i përdorni. Hulumtimi në spitalin Henry Ford vë në dyshim përdorimin e shkopinjve me shtupë pambuku, duke pohuar në dëmtimin e pjesës së brendshme të veshit. Por kjo nuk do të thotë se duhet të ndaloni në pastrimin pjesës tjetër të veshit.

Shumica e prodhuesve të këtyre pajisjeve pohon se duhet pasur kujdes në pastrimin e pjesës së jashtme të veshit, pa u futur në kanalin e veshit. Kjo është një këshillë të cilën do duhej ta dëgjonit. Me vendosjen e shkopit në vesh rrezikoni në humbjen e dëgjimit. Por, studimi sugjeron që nëse dëshironi më shumë pastërti, atëherë të vendosni në vesh 4 deri 5 pika përzierje të ujit me uthull me ujë të vakët. Nëse nuk dëshironi ta humbni dëgjimin apo të përfundoni te mjeku, kini kujdes ndaj kanaleve të veshit dhe pastrojini ata në vend të përdorimit të përditshëm të shkopinjve me shtupa të pambukta. 

(Kosova Sot Online)