Të gjitha përparësitë e vajit të bajameve

  • 10 February 2020 - 09:46
Të gjitha përparësitë e vajit të bajameve

Vaji i bajameve sot është njëri ndër preparatet më të përdorura në kozmetikë, meqë është i dobishëm për të gjitha llojet e lëkurës. Vaji i bajameve është një lëng me ngjyrë të verdhë të zbehtë, me shije dhe aromë karakteristike. Është i pasur me proteina, vitamina A, B1, B2 dhe B6, si dhe me vitaminën E. Përpos kësaj, ai përmban edhe tri format themelore të thartirave yndyrore: Omega-3, Omega-6 dhe Omega-9.

Përpos në kozmetikë, vaji i bajameve është ushqim i mrekullueshëm edhe për tru dhe për tërë sistemin nervor. Nëse përdoret me rregull, ai përmirëson aftësitë intelektuale dhe e zgjatë jetën. Më pas, e përmirëson tretjen, e ulë nivelin e kolesterolit të keq në gjak, e forcon sistemin imunitar, i relakson muskujt e lodhur dhe vepron si analgjetik, pra kundër dhembjeve. Nëse doni të keni thembra të buta dhe të lëmuara, atëherë vendosni vaj të bajameve në to dhe më pas mbathni çorapë të pambukta.

(Kosova Sot Online)