Pelini i ëmbël i mbyt qelizat e kancerit

  • 10 February 2020 - 10:10
Pelini i ëmbël i mbyt qelizat e kancerit

Kanceri është një grup sëmundjesh vdekjeprurëse dhe shkencëtarët vazhdimisht punojnë në gjetjen e ndonjë ilaçi, i cili përfundimisht do ta çrrënjoste këtë grup të sëmundjeve. Njëri ndër ilaçet natyrore kundër kancerit është edhe pelini i ëmbël, bimë e cila, sipas disa shkencëtarëve, për vetëm 16 orë mund të mbytë deri në 98% të qelizave të kancerit.

Në fakt, sipas studimeve të publikuara në revistën "Life Science" muajin e kaluar, artemisinina, e gjetur në këtë bimë, apo "artemisia annu", e cila përdoret kaherë në mjekësinë kineze, mund t'i mbytë deri në 98% të qelizave të kancerit të gjirit për më pak se 16 orë, shkruan "Today". Nëse përdoret vetëm bima, ajo shkakton zvogëlimi e 28% të qelizave të kancerit të gjirit, por në kombinim me hekurin, pelini i ëmbël me sukses e heqë kancerin thuajse në tërësi dhe nuk shkakton kurrfarë dëmi për qelizat e shëndosha, sikur që është parë në një eksperiment që është bërë.

(Kosova Sot Online)