Sekreti i samurajëve japonezë:eliksiri për energji

  • 10 February 2020 - 17:07
Sekreti i samurajëve japonezë:eliksiri për energji

Nëse keni probleme me eshtra, apo jeni shpesh të lodhur, atëherë zgjidhja e problemeve tuaja mund të gjendet te një ilaç i vjetër, sipas recetës së samurajëve japonezë. Përgatiteni tonikun shërues dhe shtojani vetvetes energjinë, duke bërë mrekulli në të njëjtën kohë edhe për shëndetin e eshtrave. Përparësia e kësaj pije është se organizmi nga ajo merr të gjitha materiet e dobishme - vitaminat, proteinat dhe kalciumin.

Gjithçka që ju duhet për këtë eliksir të llojit të vet, janë 150 ml uthull të mollës dhe një vezë e madhësisë mesatare. Vezën lajeni dhe vendoseni në një gotë me uthull molle, duke e lënë që të qëndrojë shtatë ditë. Më së miri është që të përdoret uthulla e mollës, e bërë në shtëpi. Gjatë kësaj kohe lëvozhga e vezës do të shkrihet, e do të mbetet vetëm membrana, e cila e ruan të bardhët dhe të kuqtë e vezës, të cilën duhet ta shqyeni. Pasi që ta keni bërë këtë, qiteni vezën në uthull dhe tundeni mirë. Për ta arritur efektin më të mirë të mundshëm, çdo ditë merrni nga 10 ml të kësaj pije shëruese, edhe atë tri herë në ditë. Këtë sasi gjithsesi përziejeni me një gotë uji të vakët.  

(Kosova Sot Online)