Kamomili, për gjumë të rehatshëm

  • 12 shkurt 2020 - 13:08
Kamomili, për gjumë të rehatshëm

Të gjithë ata që i mundojnë mendimet e këqija dhe pagjumësia, ekspertët këshillojnë që të kujdesen më shumë rreth ushqimit dhe të merren me aktivitete fizike. Është vërtetuar se koha jo e mirë ndikon edhe në disponim dhe në cilësinë e gjumit. Mjekët sugjerojnë që të hani badem, kivi, por edhe të pini çaj nga kamomili.

Konsumimi i kivit, i cili është i pasur me vitamina C, kalium dhe fibra, forcon imunitetin dhe mbron zemrën si dhe kujdeset për gjumë të rehatshëm. Arrat përmbajnë proteina dhe aminoacide omega-3 që sekretojnë hormonin metatoninë, që kujdeset për gjumin.  

Bademi, po ashtu është i pasur me magnez dhe me vitamina E, që mbrojnë zemrën dhe rregullojnë gjumin. Çaji nga kamomili qetëson sistemin nervor, kështu që shihet si një pije e hatashme pas një dite të lodhshme.

(Kosova Sot Online)