6 mënyra të lehta për heqjen e këlbazës pas ftohjes

  • 12 shkurt 2020 - 13:19
6 mënyra të lehta për heqjen e këlbazës pas ftohjes

Kolla e përcjellë me këlbaz, shfaqet sidomos në muajt e dimrit dhe gjatë infeksioneve virusale dhe bakteriale. Për terapi efektive kundër kollës dhe largimit të këlbazës, me rëndësi është të vërtetohet shkasi i kollës, në fakt nëse është kronik apo akut, kollë e ditës apo natës. Në vijim ju paraqesim disa bimë që me përdorimin e tyre do të pastroni fytin dhe gjoksin tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Gjethet e dafinës dhe largimi i këlbazës

Copëtoni 3 gjethe të thara të dafinës dhe i zieni në një të katërtën e litrës së ujit. E mbuloni dhe e lini të qëndrojë për 10 minuta. Më pas çajin mund ta ëmbëltoni me mjaltë dhe një lugë lëng limoni. Ky çaj njihet si ilaç për largimin e këlbazës te bronkitisi, e duhet ta konsumoni deri në tërheqje të sëmundjes. Ta konsumoni dy deri tri gota në ditë, nga një gotë.

Mjalti dhe kafeja

Përzierja e mjaltit dhe kafesë është një përzierje që shëron kollën dhe është ilaç në largimin e këlbazës. Një lugë të supës me mjaltë e përzieni me kafe, dhe e përzieni deri të merrni një formë me ngjyrë krem. Këtë melhem e hani e më pas duhet ta pini një gotë ujë të vakët. Përdoret tri herë në ditë, derisa të ndalet kolla.

Portokalli kundër kollës së thatë

Një portokall e pastroni dhe e ndani në copëza, së bashku me lëvore. Më pas, copat i vendosni në një enë, shtoni një litër ujë dhe dy lugë sheqer. I vloni në zjarr të lehtë gjysmë ore, derisa të trashen. Shurupin duhet ta pini nga një lugë, sa herë të ndjeni se do të kolliteni. 

Lexoni edhe:

Bima e melisës kthen vullnetin e jetesës

Vaji i ullirit

Provoni ta luftoni këlbazin përmes këtij ilaçi natyral: Përzieni dy lugë vaj ulliri me dy lugë lëng limoni, dy lugë ujë dhe një lugë mjaltë. Përzierjen e fituar e ngrohni dhe e pini, në mëngjes dhe në mbrëmje,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Rrika dhe shpargujt

Përzierja e rrikës së qëruar dhe sasisë së njëjtë të mjaltit ndikon si parandalim te personat që vuajnë nga astma, por edhe  e largon këlbazin. Ndihmojnë edhe shpargujt të cilët duhet t’i preni imët, e më pas t’i vloni në qumësht. Kur të jetë ftohur i ëmbëltoni me një lugë mjaltë dhe i përzieni mirë. Merrni disa lugë në ditë.  

Çaj nga hithrat

Çaji nga hithrat njihet mirë si përgatitje natyrale për eliminimin e mukozës shtesë nga organet e frymëmarrjes. Një lugë të supës të gjetheve të thara të hithrave e përzieni me një gotë ujë të vluar, e lini të qëndrojë për 10 minuta. Brenda ditës të pini dy gota, pa ëmbëltuar (në mëngjes dhe mbrëmje). Mund të shtoni pak mjaltë.

(Kosova Sot Online)