“Ushqimi i Zotave” që shëron sistemin tretës

  • 12 shkurt 2020 - 15:07
“Ushqimi i Zotave” që shëron sistemin tretës

Në bazë të disa të dhënave, farat e kësaj bime, që ndryshe njihet edhe si "ushqimi i Zotave", i ka mbijetuar edhe bombës atomike në 1945, në Nagasaki. Fryti, që i ngjan mollës dhe portokallit (lat. Diospyros) ndihmon në shërimin e shumë dhimbjeve. Ka një vlerë të lartë ushqyese, e lëngu i tij ndihmon në shërimin e sëmundjeve të zorrëve (kapsllëkut kronik, infeksionin e zorrëve dhe çrregullimin e tretjes), sëmundjet e lukthit (te lukthi i ftohur, gastroenteriti, tretjen e keqe) dhe shërimin e hemorroideve (parandalon jashtëqitjen e fortë dhe ndikon mirë në zbrazjen e zorrëve), sëmundjet e mëlçisë (merret te mëlçia e yndyrshme, përmirëson punën e ngadaltë të mëlçisë), e nëse e përgatitim, e ziejmë, shërojmë diarrenë dhe kollën thatë. Lëngu i freskët ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut, qetëson nervat dhe forcon sistemin imun.

VETITË SHËRUESE

Në mjekësinë perëndimore ky fryt përdoret kundër depresionit, përdoret në kozmetikë, shihet si laksativ, për shërimin e kollës depresive, gjakderdhjes, kapsllëkut, kollës, oreksit jo të mirë, rregullon shtypjen e gjakut, temperaturën e lartë të trupit.


(Kosova Sot Online)